Home » 2011 » August » 1 » Buffon: Duam të fitojmë sërish
13:52
Buffon: Duam të fitojmë sërish

Gianluigi Buffon është i etur të fitojë trofe sërish me Juventusin pas dy sezoneve zhgënjyese dhe është i bindur se ekipi nga Torino mund të luftojë për titullin e Serie A nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte.

"Fansat dhe vetë Juventusi kanë një dëshirë të madhe për të fituar. Gjëja më e rëndësishme është se lojtarët kanë të njëjtën dëshirë. Ju nuk mund të thoni ende nëse ne mund të luftojmë për Skudeto. Vetëm shpresoj se ne mund t`i harrojmë dy sezonet e fundit”, ka thënë Buffon për Sky Sport Italia.

"Antonio Conte është trajner i shkëlqyeshëm, i cili në mënyrë të përkryer njeh fuqinë dhe të metat e të gjithë lojtarëve. Ai dëshiron gjithçka të shkojë perfekt dhe lojtarët i ndjekin udhëzimet e tij. Ka një kuptim të shkëlqyeshëm në mes të lojtarëve dhe trajnerit”, ka thënë Buffon.

Views: 665 | Added by: ONO | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
§