Home » 2011 » August » 1 » Capello kërkon të pensionohet duke fituar trofe
13:53
Capello kërkon të pensionohet duke fituar trofe

Fabio Capello është i vendosur t`i japë fund karrierës së tij si trajner duke fituar trofeun e fundit me kombëtaren Angleze.

Italiani shpreson se nën drejtimin e tij Anglia do të arrijë të triumfojë në kampionatin evropian Euro 2012, përpara se ai të fillojë një jetë të re, mbase si analist sportiv në televizion.

"Mendoj se viti im i fundit do të jetë shumë i mirë, shpresoj. Do të përpiqem të bëj gjithçka më mirë. Studioj, përgatitem, fokusohem. Shpresoj se në fund të karrierës time ne do të fitojmë një trofe”.

"Shpresoj kështu pasi kur je fitues, ju dëshironi të fitoni diçka, jo të humbni”, ka thënë Capello.

Views: 661 | Added by: ONO | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
§