13:23 Gattuso: Dua titullin e Serie A, që të dal në pension | |
Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, është duke luajtur një prej edicioneve më të mira, nga koha qe është pjesë e klubit nga "San Siro”. Skuadra e tij është kandidate serioze për titullin e kampionit në Serie A, kurse ai beson se Milani ka gjithçka që duhet të ketë për të arritur deri te trofeu në këtë edicion. Ai më tej ka bërë të ditur se po i afrohet fundit të karrierës. "Së shpejti do t`i `var këpucët në gozhdë`. Jam 33-vjeç, por në këtë pozitë mund të luaj edhe dy edicione. Më pas do të tërhiqem. Jam shumë krenar dhe nuk kam për çfarë të ankohem. Kam arritur gjithçka që kam dëshiruar. Pas terheqjes si futbollist dua të jem trajner i kategorive të reja”, ka nënvizuar Gattuso. | |
|
Total comments: 0 | |