Home » 2011 » June » 16 » Një "ekip" shqiptarësh në Serinë A
09:39
Një "ekip" shqiptarësh në Serinë A

Shtatë futbollistë shqiptarë janë pjesë e skuadrave italiane që do të garojnë në Serie A. Ky rekord mund të dyfishohet nëse gjatë kësaj vere do të përfundojnë në ekipet italiane dhe shtatë apo tetë futbollistë të tjerë shqiptarë që kërkohen vazhdimisht.

Gjithsesi nëse jo të gjithë, mediat italiane raportojnë se të paktën tre apo katër shqiptarë do të bëhen pjesë e ekipeve të Serisë A.

Pjesë e Serisë A janë: Valon Behrami (Fiorentina), Blerim Xhemajli (Parma), Erjon Bogdani (Cesena), Migjen Basha (Atalanta), Samir Ujkani e Rijat Shala (Novara) dhe Pajtim Kasami (Palermo).

Pjesë e Serisë A mund të bëhen edhe: Lorik Cana, Përparim Hetemaj, Mehmet Hetemaj, Xherdan Shaqiri, Grant Xhaka, Agon Mehmeti dhe Panajot Kone.


Views: 479 | Added by: ONO | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
§