13:53 Palermo e befasoi Romën | |
Romë, 16 prill – Palermo e ka befasuar Romën, duke e mposhtur në stadiumin Olimpico me rezultat 3:2. Giallorossët kanë kaluar të parët në avantazh me golin e kapitenit Totti, që e shënoi nga penalltia, por ekipi sicilian është kundërpërgjigjur me tre gola, 2 Hernandez e 1 Pinilla (nga penalltia). Kurse, goli i sulmuesit Vucinic ishte i pamjaftueshëm për ekipin vendës, të cilit po i zbehen gjasat dita ditës për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, sonte zhvillohen dy ndeshje të tjera të xhiros së 33-të në Serie A: Parma-Inter e Milan-Sampdoria. | |
|
Total comments: 0 | |