Home » 2011 » April » 19 » Cruyff: Mourinho, trajner negativ
22:26
Cruyff: Mourinho, trajner negativ

Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff, ka komentuar barazimin e të shtunës ndaj Real Madridit dhe nuk ka qenë i impresionuar me taktikat e aplikuara nga Jose Mourinho, duke e etiketuar portugezin si një "trajner negativ".

"Është një kompliment i madh për Barcelonën kur Real Madrid fillon ndeshjen në Santiago Bernabeu me shtatë mbrojtës. Kjo ndeshje konfirmoi se Jose Mourinho është një trajner negativ. Ai shqetësohet vetëm për rezultatin dhe nuk shqetësohet shumë për të bërë futboll të mirë”, ka thënë Cruyff.

"Qartas, ai erdhi me diçka para katër ndeshjeve të mëdha kundër Barcelonës. Një disfatë e thellë do të kishte qenë goditje e madhe në prag të finales së Kupës së Mbretit dhe ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, Sidoqoftë, vendimi i tij të luajtur me shtatë mbrojtës dhe tre sulmues ishte disi ekstrem”, ka shtuar holandezi.

Views: 417 | Added by: ONO | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
§