Home » 2011 » April » 17

Romë, 16 prill – Palermo e ka befasuar Romën, duke e mposhtur në stadiumin Olimpico me rezultat 3:2. Giallorossët kanë kaluar të parët në avantazh me golin e kapitenit Totti, që e shënoi nga penalltia, por ekipi sicilian është kundërpërgjigjur me tre gola, 2 Hernandez e 1 Pinilla (nga penalltia).

Kurse, goli i sulmuesit Vucinic ishte i pamjaftueshëm për ekipin vendës, të cilit po i zbehen gjasat dita ditës për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm.

Ndërkohë, sonte zhvillohen dy ndeshje të tjera të xhiros së 33-të në Serie A: Parma-Inter e Milan-Sampdoria.

Views: 428 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17

Milano, 17 prill – Interi është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe sipas të gjitha gjasave pas humbjes nga Parma (2-0), ka humbur gjasat edhe për titull të kampiones. Mesfushori i kësaj skuadre, Wesley Sneijder, ka kërkuar që tash të gjithë ekipi të fokusohet në Tim Cup, ku Interi të martën luanë kundër Romës në gjysmëfinale.

"Ne tash duhet të qëndrojmë të qetë dhe të mendojmë për ndeshjen e së martës kundër Romës. Ne jemi shumë krenarë për mbështetjen e vazhdueshme që po na japin tifozët tanë. Ne e kemi obligim ndaj tyre që të fitojmë një trofe”, tha holandezi Wesley Sneijder.

Views: 455 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17

Vjene, 17 prill  – Sulmuesi shqiptar Hamdi Salihi ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së tij, Rapid Vienna përball Wacker Tirol (3-0). Sulmuesi kuqezi shënoj golin e parë në ketë ndeshje, kurse dy të tjerët i shënuan Drazan në minutën e 63-të dhe Hofmann në të (70’).

Hamdi Salihi deri tash ka shënuar gjithsej 15, dhe pretendon të fitoj epitetin e shënuesit më të mirë në elitën e futbollist austriak.

Views: 439 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17

Barcelonë, 17 prill – Pas barazimit në ndeshjen ndaj Real Madridit (1-1), mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez nuk është shumë i kënaqur për faktin së sipas tij skuadra nga "Camp Nou” e meritoj fitoren.

"Barcelona ishte shumë më mirë se Real Madrid, dhe mëkat së nuk i morëm tri pikë. Ne luajtëm më mirë dhe synim kishim fitore, sepse do ta kishim siguruar titullin. Ne e kontrolluam lojë, pro në fund të ndeshjes ja vështirur punët vetit”, tha Xavi.

Views: 409 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17

Firence, 17 prill  – Sot në orën 15:00 skuadra e shqiptarit Valon Behramit, Fiorentina është mikpritëse e skuadrës së Juventusit.

Portali "topsporti.com” ju sjell formacionet e mundshme të kësaj ndeshje që parashikohet të jetë edhe derbi i kësaj jave në Seria A.

Formacionet e mundshme

Fiorentina (4-4-2): Boruc, De Silvestri (Comotto), Gamberini, Kroldrup, Pasqual, Behrami, Montolivo, Vargas, Cerci, Gilardino, Mutu.

Juventus (4-3-3): Buffon, Motta, Bonucci, Barzagli, Grosso, Aquilani, Felipe Melo, Marchisio, Krasic, Matri, Pepe.

Views: 442 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17

Objektiv i deklaruar: Liga e Kampionëve. Me këtë fjali është prezantuar në "San Paolo” trajneri i Udinezes, Guidolin: "Luftojmë për vendin e 4-t dhe çdo ndeshje është shumë e rëndësishme edhe pse akoma jodeçizive. Nesër duhet të hedhim në fushë diçka më shumë, sepse përballemi me Napolin, një kundërshtar me kualitete të mëdha dhe me nivel, në një ambient të nxehtë. Do të duhet të dyfishojmë forcat. Dua që djemtë të shfaqin uri për fitore. Në dy takimet e fundit kemi lëshuar ndaj kundërshtarëve, që më parë nuk i toleronim. Duhet të harrojmë periudhën e kaluar dhe të kujtojmë se kemi ardhur në vendin e 4-t, duke mos i falur asgjë, askujt. Nuk duhet të ndikohemi nga polemika pa ... Read more »

Views: 448 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17

"Zonja” synon fitoren e 4-t radhazi në kampionat. Del Neri mbyll çështjen "Bufon”: Nuk kam dyshime

 

3 fitore radhazi ka arritur Juventusi deri tano në kampionat, duke mundur respektivisht Breshia ... Read more »

Views: 497 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17

Mbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta, beson se kuqezinjtë do ta kenë më të lehtë pa Ibrahimovicin, i cili përsëri u përjashtua dhe u dënua për të mos luajtur për tre ndeshje.

"Ne të gjithë e dimë se ai është i rëndësishëm, ai për ne është fenomen por ne e fituam derbin pa të. Nëse ai luan, më mirë për ne”.

"Sidoqoftë, ne kemi shumë lojtarë të tjerë të cilët janë të aftë të shënojnë gola”, u shpreh Nesta

Views: 486 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17

Milani sheh gjithnjë e më pranë titullin kampion në këtë sezon pas fitores ndaj Sampdorias dhe njëkohësisht humbjes së Interit me Parmën. Kuqezinjtë gjejnë golin e avantazhit në minutën e 20-të të takimit pas një goditje standarte të Klarenc Sedorf, mënyra e vetme për të zhbllokuar avantazhin në minutat e para përballë një Sampdorie të tërhequr e gjitha prapa.

Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën, menjëherë pas futjes në lojë të Kasanos, për të zëvendësuar Paton e dëmtuar, Milani fiton një 11-metërsh i cili shndërrohet në gol pikërisht nga ish-lojtari i Sampdorias.

Pak minuta më pas i vjen radha Robinjos për të shënuar edhe ai gol në këtë ndeshje e për të çuar shifrat në 3-0. Me këtë fitore Milani çon në 6 pikë diferencën e përkohshme me Napolin që luan sot dhe në 8 pikë me zikaltërit.

Ndë ... Read more »
Views: 458 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk beson se Cristiano Ronaldo do të transferohet te Milani, por thotë se kjo nuk është gjë e pamundur.

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, së fundi tha se ekipi i tij mund të bëjë ofertë për yllin e Realit gjatë verës. Në anën tjetër ka pasur spekulime edhe se Jose Mourinho do të zëvendësojë Roberto Mancinin në stolin e Cityt.

"Për mua te Manchester City, them se është e pamundshme. Por nuk mund të them se është e pamundshme për Cristianon, pasi mbase Berlusconi do të dëshirojë të bëjë diçka të çmendur, por mund të them se Reali nuk dëshiron ta shesë atë”, ka thënë Mourinho

Views: 426 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17

Sipas të përditshmes italiane "Tuttosport” skuadra e Juventusit është rikthyer përsëri në ndjekje të lojtarit të Fenerbahçes, mbrojtësit brazilian Andre Santos.

Santos 2 vite më pare ka qenë shumë afër transferimit në Juventus, por në fund u transferua nga klubi turk.

Për krahun e majtë të mbrojtjes gjithashtu përmënden emrat si Gael Clichy i Arsenalit dhe Aly Cissokho i Lyonit, por Andre Santos ka më shumë gjasa të transferohet në Juventus pasi edhe mbrojtësi ka shprehur interesim që të largohet nga Stambolli.

Vlera e Santosit në tregun botëror është rreth 7 milionë euro para të cilat Juventus është i gatshëm ti shpenzoj për brazilianin.
Views: 445 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17

Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, është duke luajtur një prej edicioneve më të mira, nga koha qe është pjesë e klubit nga "San Siro”.

Skuadra e tij është kandidate serioze për titullin e kampionit në Serie A, kurse ai beson se Milani ka gjithçka që duhet të ketë për të arritur deri te trofeu në këtë edicion.

Ai më tej ka bërë të ditur se po i afrohet fundit të karrierës. "Së shpejti do t`i `var këpucët në gozhdë`. Jam 33-vjeç, por në këtë pozitë mund të luaj edhe dy edicione. Më pas do të tërhiqem. Jam shumë krenar dhe nuk kam për çfarë të ankohem. Kam arritur gjithçka që kam dëshiruar. Pas terheqjes si futbollist dua të jem trajner i kategorive të reja”, ka nënvizuar Gattuso.

Views: 417 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17


Përfundon në paqe e para nga katër përballjet radhazi mes Realit dhe Barcelonës. Në "Bernabeu”, sfidën e javës së 32-të të La Ligës e vendosin penalltitë e Mesit dhe Ronaldos në pjesën e dytë.

Mesi thërret, Ronaldo përgjigjet. I pari më në fund shënon ndaj një skuadre të drejtuar nga Hoze Mourinjo, i dyti realizon për herë të parë në portën e Barcelonës. Një barazim i drejtë që e lë në tetë distancën e pikëve mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll, kur kanë mbetur edhe gjashtë javë deri në fund të kampionatit.

Pas minutave të para që shërbyen për të studiuar njëra-tjetrën, skuadrat kalojnë në opsionin "on” dhe fillojnë të luajnë. Barça me zotërimin e zakonshëm të topit, Reali i ngjeshur në mesfushë duke synuar të bëjë keq me kundërsulmet e shpejta. "Shpikja” e radhës nga Mou ishte spostimi i Pepes në mesfushë dhe lënia në stol e Ozilit.

Gjysma e parë e lojës ka pak për të treguar: ... Read more »

Views: 468 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17


Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff e konsideron Lionel Messin lojtar shumë më të mirë se sa Cristiano Ronaldon, kjo për shkak të superioritetit teknik të argjentinasit.

"Messi po luan që katër vjet apo kështu diçka, ndërsa të tjerët kanë luajtur nga 14 vite, kështu që ai ka edhe dhjetë vjet përpara me cilësinë e njëjtë dhe shpresoj se do të ketë suksesin e njëjtë”.

"Messi ka cilësitë e Maradonës, i cili ishte lojtar që bëri shumë gjëra në mënyrë individuale. Është e vështirë ta fusim Ronaldon në këtë thes. Ronaldo është më shumë lojtar fizik, përderisa të tjerët nuk janë aspak lojtarë fizikë, por lojtarë të pastër teknikë”, deklaroi Cruyff për ESPN.


Views: 423 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17


"Shitet apartamenti 500 metër katrorë, me pishinë në tarracë, një jakuzi gjigant në katin e poshtëm dhe në një zonë tepër të qetë, për një çmim 5.300.000 euro të diskutueshëm, nuk pranohen blerës që janë tifozë me racion”.
 

Ky është njoftimi i shitjes së shtëpisë së kapitenin të Romës, ku me sa duket futbollisti ende nuk ka gjetur një blerës.
 

Numri 10 i Romës, bashkëshortja Ilary dhe dy fëmijët janë shprehur të gatshëm për të lëvizur në lagjen e Torinos, pranë Eur, pasi, ata janë të interesuar për më shumë se një apartament në qiellgërvishtësin e re super-teknologjike Eurosky Tower, gjithmonë në katin e 28-të.

 



Views: 452 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17

§