Home » 2011 » April » 17 » Milan mposht Sampdorian, Inter humbet ndaj Parmës
13:28
Milan mposht Sampdorian, Inter humbet ndaj Parmës
Milani sheh gjithnjë e më pranë titullin kampion në këtë sezon pas fitores ndaj Sampdorias dhe njëkohësisht humbjes së Interit me Parmën. Kuqezinjtë gjejnë golin e avantazhit në minutën e 20-të të takimit pas një goditje standarte të Klarenc Sedorf, mënyra e vetme për të zhbllokuar avantazhin në minutat e para përballë një Sampdorie të tërhequr e gjitha prapa.

Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë, ndërkohë që në të dytën, menjëherë pas futjes në lojë të Kasanos, për të zëvendësuar Paton e dëmtuar, Milani fiton një 11-metërsh i cili shndërrohet në gol pikërisht nga ish-lojtari i Sampdorias.

Pak minuta më pas i vjen radha Robinjos për të shënuar edhe ai gol në këtë ndeshje e për të çuar shifrat në 3-0. Me këtë fitore Milani çon në 6 pikë diferencën e përkohshme me Napolin që luan sot dhe në 8 pikë me zikaltërit.

Ndërkohë që në takimin tjetër Interi pëson një tjetër goditje dhe këtë herë në kampionat ku është mundur nga Parma, duke dorëzuar zyrtarisht titullin pas kësaj jave. Xhovinko është ai që zhbllokon rezultatin në minutën e 35-të edhe pse dukej i mbuluar nga mbrojtja zikaltër.

Përpiqet Interi të reagojë por ka qenë e pafat në disa raste, ndërkohë që në mbyllje të kësaj ndeshjeje, Amauri vulos fitoren e Parmës me golin e dytë.

Edhe Roma është mundur në këtë javë të 33-të të Serisë A nga Palermo brenda në Olimpiko me rezultatin 2-3. Toti shënon me 11-metërsh për Romën, ndërkohë që Pinija i përgjigjet gjithashtu me penallti brenda pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Hernandes përmbys gjithçka me dy gola të shënuar, për t’i lënë më pas radhën në kohën shtesë Vuçiniçit për golin e dytë për Romën që gjithsesi nuk e shpëton nga humbja
Views: 458 | Added by: ONO | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
§