Home » 2011 » April » 17 » Mourinho: Ronaldo te Milani? E mundshme!
13:27
Mourinho: Ronaldo te Milani? E mundshme!

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk beson se Cristiano Ronaldo do të transferohet te Milani, por thotë se kjo nuk është gjë e pamundur.

Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi, së fundi tha se ekipi i tij mund të bëjë ofertë për yllin e Realit gjatë verës. Në anën tjetër ka pasur spekulime edhe se Jose Mourinho do të zëvendësojë Roberto Mancinin në stolin e Cityt.

"Për mua te Manchester City, them se është e pamundshme. Por nuk mund të them se është e pamundshme për Cristianon, pasi mbase Berlusconi do të dëshirojë të bëjë diçka të çmendur, por mund të them se Reali nuk dëshiron ta shesë atë”, ka thënë Mourinho

Views: 427 | Added by: ONO | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
§