Home » 2011 » April » 19 » Redknapp, trajner i Chelseat?
22:27
Redknapp, trajner i Chelseat?

Trajneri i cili bëri mrekulli këtë vit me Tottenhamin në Champions League, Harry Redknapp është në listën e ngushtë të pronarit rus të Chelseat, Roman Abramovich për të zëvendësuar italianin, Carlo Ancelotti.

E përditshmja angleze "Mirror” shkruan se Redknapp është në mesin e një morie te emrave që janë të lidhur me të ardhmen e Chelseat. Italiani është vendosur që të shkarkohet në fund të sezonit pas një sezoni të dështuar në të gjitha garat kombëtare dhe ndërkombëtare.

Redknapp është më pranë shtabit teknik të kaltërve të Londrës para ish trajnerave të Barcelonës, Marco van Basten dhe Frank Rijkaard. Po ashtu bordi i Chelseat preferon më shumë britanikun se Pep Guardiolan e Barcelonës apo Villa Andre-Boasin e Porto-së.

Ish objektivi i Abramovich, holandezi Guus Hiddink nuk është më në planet e pronarit rus, pasi ditë më pare, trajneri holandez deklaroi se do të qëndrojë në kreun e shtabit teknik të Kombëtares së Turqisë.
Views: 412 | Added by: ONO | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
§