Home » 2011 » April » 17 » Sneijder: Tash të mendojmë për Tim Cup
13:52
Sneijder: Tash të mendojmë për Tim Cup

Milano, 17 prill – Interi është eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe sipas të gjitha gjasave pas humbjes nga Parma (2-0), ka humbur gjasat edhe për titull të kampiones. Mesfushori i kësaj skuadre, Wesley Sneijder, ka kërkuar që tash të gjithë ekipi të fokusohet në Tim Cup, ku Interi të martën luanë kundër Romës në gjysmëfinale.

"Ne tash duhet të qëndrojmë të qetë dhe të mendojmë për ndeshjen e së martës kundër Romës. Ne jemi shumë krenarë për mbështetjen e vazhdueshme që po na japin tifozët tanë. Ne e kemi obligim ndaj tyre që të fitojmë një trofe”, tha holandezi Wesley Sneijder.

Views: 455 | Added by: ONO | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
§