Home » 2011 » April » 17 » Udineze/ Guidolin lëshon sfidën për Championsin
13:42
Udineze/ Guidolin lëshon sfidën për Championsin

Objektiv i deklaruar: Liga e Kampionëve. Me këtë fjali është prezantuar në "San Paolo” trajneri i Udinezes, Guidolin: "Luftojmë për vendin e 4-t dhe çdo ndeshje është shumë e rëndësishme edhe pse akoma jodeçizive. Nesër duhet të hedhim në fushë diçka më shumë, sepse përballemi me Napolin, një kundërshtar me kualitete të mëdha dhe me nivel, në një ambient të nxehtë. Do të duhet të dyfishojmë forcat. Dua që djemtë të shfaqin uri për fitore. Në dy takimet e fundit kemi lëshuar ndaj kundërshtarëve, që më parë nuk i toleronim. Duhet të harrojmë periudhën e kaluar dhe të kujtojmë se kemi ardhur në vendin e 4-t, duke mos i falur asgjë, askujt. Nuk duhet të ndikohemi nga polemika pa vlera dhe të mos ndihemi si viktima. Duhet të shohim gabimet tona dhe të mendojmë për zgjidhjen e tyre. Një trajner duhet të punojë mbi detajet që mund të ndikojnë në rezultatin e ndeshjeve.”

 

Views: 449 | Added by: ONO | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
§