Home » Entries archive

Sipas të përditshmes italiane "Tuttosport” skuadra e Juventusit është rikthyer përsëri në ndjekje të lojtarit të Fenerbahçes, mbrojtësit brazilian Andre Santos.

Santos 2 vite më pare ka qenë shumë afër transferimit në Juventus, por në fund u transferua nga klubi turk.

Për krahun e majtë të mbrojtjes gjithashtu përmënden emrat si Gael Clichy i Arsenalit dhe Aly Cissokho i Lyonit, por Andre Santos ka më shumë gjasa të transferohet në Juventus pasi edhe mbrojtësi ka shprehur interesim që të largohet nga Stambolli.

Vlera e Santosit në tregun botëror është rreth 7 milionë euro para të cilat Juventus është i gatshëm ti shpenzoj për brazilianin.
Views: 443 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17

Mesfushori i Milanit, Gennaro Gattuso, është duke luajtur një prej edicioneve më të mira, nga koha qe është pjesë e klubit nga "San Siro”.

Skuadra e tij është kandidate serioze për titullin e kampionit në Serie A, kurse ai beson se Milani ka gjithçka që duhet të ketë për të arritur deri te trofeu në këtë edicion.

Ai më tej ka bërë të ditur se po i afrohet fundit të karrierës. "Së shpejti do t`i `var këpucët në gozhdë`. Jam 33-vjeç, por në këtë pozitë mund të luaj edhe dy edicione. Më pas do të tërhiqem. Jam shumë krenar dhe nuk kam për çfarë të ankohem. Kam arritur gjithçka që kam dëshiruar. Pas terheqjes si futbollist dua të jem trajner i kategorive të reja”, ka nënvizuar Gattuso.

Views: 414 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17


Përfundon në paqe e para nga katër përballjet radhazi mes Realit dhe Barcelonës. Në "Bernabeu”, sfidën e javës së 32-të të La Ligës e vendosin penalltitë e Mesit dhe Ronaldos në pjesën e dytë.

Mesi thërret, Ronaldo përgjigjet. I pari më në fund shënon ndaj një skuadre të drejtuar nga Hoze Mourinjo, i dyti realizon për herë të parë në portën e Barcelonës. Një barazim i drejtë që e lë në tetë distancën e pikëve mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll, kur kanë mbetur edhe gjashtë javë deri në fund të kampionatit.

Pas minutave të para që shërbyen për të studiuar njëra-tjetrën, skuadrat kalojnë në opsionin "on” dhe fillojnë të luajnë. Barça me zotërimin e zakonshëm të topit, Reali i ngjeshur në mesfushë duke synuar të bëjë keq me kundërsulmet e shpejta. "Shpikja” e radhës nga Mou ishte spostimi i Pepes në mesfushë dhe lënia në stol e Ozilit.

Gjysma e parë e lojës ka pak për të treguar: ... Read more »

Views: 467 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17


Legjenda e Barcelonës, Johan Cruyff e konsideron Lionel Messin lojtar shumë më të mirë se sa Cristiano Ronaldon, kjo për shkak të superioritetit teknik të argjentinasit.

"Messi po luan që katër vjet apo kështu diçka, ndërsa të tjerët kanë luajtur nga 14 vite, kështu që ai ka edhe dhjetë vjet përpara me cilësinë e njëjtë dhe shpresoj se do të ketë suksesin e njëjtë”.

"Messi ka cilësitë e Maradonës, i cili ishte lojtar që bëri shumë gjëra në mënyrë individuale. Është e vështirë ta fusim Ronaldon në këtë thes. Ronaldo është më shumë lojtar fizik, përderisa të tjerët nuk janë aspak lojtarë fizikë, por lojtarë të pastër teknikë”, deklaroi Cruyff për ESPN.


Views: 421 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17


"Shitet apartamenti 500 metër katrorë, me pishinë në tarracë, një jakuzi gjigant në katin e poshtëm dhe në një zonë tepër të qetë, për një çmim 5.300.000 euro të diskutueshëm, nuk pranohen blerës që janë tifozë me racion”.
 

Ky është njoftimi i shitjes së shtëpisë së kapitenin të Romës, ku me sa duket futbollisti ende nuk ka gjetur një blerës.
 

Numri 10 i Romës, bashkëshortja Ilary dhe dy fëmijët janë shprehur të gatshëm për të lëvizur në lagjen e Torinos, pranë Eur, pasi, ata janë të interesuar për më shumë se një apartament në qiellgërvishtësin e re super-teknologjike Eurosky Tower, gjithmonë në katin e 28-të.

 



Views: 450 | Added by: ONO | Date: 2011-04-17

« 1 2 3 4
§