Home » 2011 » June » 16 » Fejohet Frank Lampard
09:36
Fejohet Frank Lampard

Futbollisti i Chelseat, Frank Lampard është fejuar me të dashurën e tij, prezantuesen televizive Christine Bleakley. Ata janë për momentin me pushime në Los Angeles, ku Frank i ka propozuar Christines në një darkë romantike.

"Jam i lumtur të them se Christine Bleakley e ka pranuar propozimin befasues të Frank Lampard për fejesë, këtu në LA”, ka thënë agjenti i lojtarit Steve Kutner.

Ish-prezantuesja e BBC, tashme në ITV, Bleakly ka thënë se ajo më së shumti dëshiron që të ketë fëmijë.

Frank dhe Christine u takuan në Pride of Britain Awards në vitin 2009 pasi u njohën nga Piers Morgan dhe Kevin Pietersen. Futbollisti blu ka dy fëmijë me ish të fejuarën e tij Elen Rivas, Luna dhe Isla. Frank u nda nga modelja spanjolle në nëntor te vitit 2008, pas 8 vitesh bashkë.
Views: 488 | Added by: ONO | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
§