Home » 2011 » June » 16

Trajneri i ri i Romës, Luis Enrique, ka premtuar se skuadra e tij sezonin e ardhshëm do të luaj futboll të bukur e modern, të ngjashëm me ndeshjet qe po shfaq kampioni i Evropës, Barcelona.

"Synoj që në Itali të sjell stilin e lojës së Barcelonës, futboll modern e ofensivë.

"Nga momenti që kam ardhur në Romë ndihem shumë mirë pasi të gjithë po sillen në mënyrë korrekte me mua. Premtoj se tifozët do të kënaqen me paraqitjet tona. Jam i lumtur dhe shumë i emocionuar, dhe mezi pres të nis aventurën dhe jetën e re në Romë”, ka potencuar Enrique. Spanjolli ka nënshkruar kontratë me Romën ditë me parë, ndërsa paraprakisht ishte trajner i Barcelona B, që garon në ligën e dytë të Spanjës.

Views: 674 | Added by: ONO | Date: 2011-06-16


Leonardo raportohet se është shumë afër largimit nga Interi, pasi sportivja franceze L`Equipe është e bindur se braziliani do të caktohet si drejtor sportiv i Paris Saint-Germain në 48 orët e ardhshme.

Gjatë të martës u raportua se presidenti i Interit, Massimo Moratti, tashmë i është drejtuar ish-menaxherit të Kilit, Marcelo Bielsa, për të marrë nën drejtim ekipin për sezonin 2011-12, ndërsa ish-taktiku i Milanit raportohet se është takuar me përfaqësues të PSG në Katar për të diskutuar të ardhmen e tij.

Moratti ka qenë i shpejtë për të mohuar spekulimet edhe për Bielsa edhe për Leonardo, por L`Equipe shkruan me bindje se braziliani është në rrugë për në kryeqytetin francez dhe se marrëveshja do të mund të nënshkruhet së shpejti.

Views: 684 | Added by: ONO | Date: 2011-06-16

Lionel Messi ka deklaruar se është gabim ta quash ekipin e Barcelonës si më të mirin e të gjitha kohërave.

Shumëkush, përfshirë edhe persona brenda Barcelonës, e kanë etiketuar ekipin si më të mirin që ka ekzistuar ndonjëherë.

"Unë nuk do të thosha se ne jemi ekipi më i mirë në histori pasi ka pasur shumë ekipe të shkëlqyeshme në kohë të ndryshme. Por ne kemi treguar se jemi një ekip që meritojmë të mbahemi mend”, ka thënë Messi.

Argjentinasi po ashtu ka nënvizuar: "Unë kurrë nuk mund ta shoh veten duke luajtur për një fanellë tjetër përveç Barcelonës”.

Views: 453 | Added by: ONO | Date: 2011-06-16

Një skandal rrezikon të trondisë kampionin e Barcelonës Leo Messi. Sipas të përditshmes argjentinase, "Libre” fituesi i topit të artë së bashku me vëllezërit Milito edhe këta lojtarë të kombëtares argjentinase kanë qenë protagonistët e një mbrëmjeje ku ka sunduar seksi dhe alkoli.

Sipas kësaj gazete, festa është zhvilluar në apartamentin e Messit që është në zonën vip të kryeqytetit argjentinas.

Lajmi bazohet në thëniet e modeles argjentinase Xoana González, e cila ka qenë prezente në këtë mbrëmje.
Views: 505 | Added by: ONO | Date: 2011-06-16


Shtatë futbollistë shqiptarë janë pjesë e skuadrave italiane që do të garojnë në Serie A. Ky rekord mund të dyfishohet nëse gjatë kësaj vere do të përfundojnë në ekipet italiane dhe shtatë apo tetë futbollistë të tjerë shqiptarë që kërkohen vazhdimisht.

Gjithsesi nëse jo të gjithë, mediat italiane raportojnë se të paktën tre apo katër shqiptarë do të bëhen pjesë e ekipeve të Serisë A.

Pjesë e Serisë A janë: Valon Behrami (Fiorentina), Blerim Xhemajli (Parma), Erjon Bogdani (Cesena), Migjen Basha (Atalanta), Samir Ujkani e Rijat Shala (Novara) dhe Pajtim Kasami (Palermo).

Pjesë e Serisë A mund të bëhen edhe: Lorik Cana, Përparim Hetemaj, Mehmet Hetemaj, Xherdan Shaqiri, Grant Xhaka, Agon Mehmeti dhe Panajot Kone.


Views: 452 | Added by: ONO | Date: 2011-06-16


Anësori i Galatasaray, Arda Turan, pritet të ndjekë trajnerin Guus Hiddink tek Chelsea.

The Mirror shkruan se Hiddink do t`i sjellë Chelseat edhe një lojtar të ri, duke marrë me vete Turan i cili do bëhet nënshkrimi i parë i këtij afati kalimtar për Blutë.

Hiddink është i gatshëm të ofrojë lojtarë të tjerë si shkëmbim plus para kesh shtesë deri në vlerën e 18 milionë paund. Jose Bowingw mund të jetë njëri prej lojtarëve që mund të sakrifikohet për të sjellë Turan në Stamford Bridge.

Views: 454 | Added by: ONO | Date: 2011-06-16

Trajneri i kombëtares së futbollit Josip Kuzhe, në ndjekje të talenteve të reja nga Kosova.

Kroati Kuzhe ka qenë në Prizren ku ka vizituar ambientet e klubit "Iliria", në të cilën ka folur edhe për mundësinë e zhvillimit të ndeshjes Shqipëri-Rumani në Kosovë.
 

Kuzhe tha gjithashtu se ndaj Argjentinës do të luajnë lojtarë të rinj që nuk kanë pasur mundësi që të luajnë shumë në ndeshjet eleminatore.
Views: 471 | Added by: ONO | Date: 2011-06-16


Futbollisti i Chelseat, Frank Lampard është fejuar me të dashurën e tij, prezantuesen televizive Christine Bleakley. Ata janë për momentin me pushime në Los Angeles, ku Frank i ka propozuar Christines në një darkë romantike.

"Jam i lumtur të them se Christine Bleakley e ka pranuar propozimin befasues të Frank Lampard për fejesë, këtu në LA”, ka thënë agjenti i lojtarit Steve Kutner.

Ish-prezantuesja e BBC, tashme në ITV, Bleakly ka thënë se ajo më së shumti dëshiron që të ketë fëmijë.

Frank dhe Christine u takuan në Pride of Britain Awards në vitin 2009 pasi u njohën nga Piers Morgan dhe Kevin Pietersen. Futbollisti blu ka dy fëmijë me ish të fejuarën e tij Elen Rivas, Luna dhe Isla. Frank u nda nga modelja spanjolle në nëntor te vitit 2008, pas 8 vitesh bashkë.
Views: 487 | Added by: ONO | Date: 2011-06-16

Shefi ekzekutiv i Chelseat, Ron Gourlay ka këmbëngulur se Didier Drogba nuk do të largohet nga Stamford Bridge në një të ardhme të afërt.

"Drogba është një prej lojtarëve kryesorë që do të qëndrojnë. Ai do të jetë me ne edhe në sezonin e ardhshëm. Synimi jonë është që të kthehemi konkurues. Vitin e kaluar e kemi pasur të vështirë”.

"Sidoqoftë, kjo është histori tani. Ne do të shkojmë përpara. Ne presim që të jemi konkurues për të gjitha trofet e sezonit e ardhshëm. Unë e di se një klub si ne mund të rikthehet shumë shpejt”, ka thënë Gourlay.

Views: 471 | Added by: ONO | Date: 2011-06-16

Gonzalo Hiuguain e konsideron si një seancë stërvitore ndeshjen kundër Shqipërisë. Në një intervistë të dhënë për mediat argjentinase, sulmuesi i Realit të Madridit thotë se ndeshja miqësore e 20 qershorit do të jetë një shans i mirë për skuadrën që të rigjejë formën e duhur.
 

"Ndeshja me Shqipërinë do të jetë një shans i mirë për të na ndihmuar të gjejmë formën e duhur, por megjithatë do te jetë e nivelit të stërvitjeve pasi nuk kemi arsye qe te risim nivelin e lojës. Unë dhe një pjesë e mirë e skuadrës nuk luajmë prej një periudhe të gjatë dhe mendoj se miqësorja e 20 qershorit do të jetë një test i nevojshëm për të parë nivelin tonë”, ka thënë sulmuesi për "TyC Sports.es”.

Sido që të luajë Argjentina në ndeshjen kundër Shqipërisë, në fushë do të ketë gjithnjë yje nga skuadra amerikano-latine. Kjo, pasi trajneri Batista ka bërë publike edhe listën e futbollistëve q ... Read more »

Views: 463 | Added by: ONO | Date: 2011-06-16

§