Home » 2011 » June » 17


UEFA ka njoftuar sot se finalja e Ligës së Kampionëve për vitin 2013, do të mbahet në stadiumin legjendar anglez, Wembley.

Arsyeja e zgjedhjes së të njëjtit stadium ku u mbajt finalja edhe sivjet është shënimi i 150 vjetorit të Federatës Angleze.

"Kjo është përjshtuese, por mendoj se është e rëndësishme që ta respektojmë përvjetorin e lojës sonë”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Michel Platini. Organizimi i finales së këtij viti ishte i jashtëzakonshëm, një arsye shtesë që iu besua sërish Wembleyt.
 

Views: 676 | Added by: ONO | Date: 2011-06-17

Real Madridi raportohet se e ka nxjerrë në shitje ish-lojtarin më të mirë në botë, Kaka, për një shumë prej 40 milionë euro.

Marca shkruan se Inter ka ofruar 30 milionë për brazilianin, por është informuar nga Reali se nuk do të lëvizë nga çmimi prej 40 milionë eurove.

"Nëse do të duhet të humbasim para, atëherë do të mbajmë këtu”, ka thënë një burim i brendshëm i Realit.

Kaka i ka kushtuar Realit 10 milionë euro në vit gjatë dy sezoneve sa ka qenë në klub, plus 67 milionë eurot që klubi spanjoll i pagoi Milanit për të transferuar lojtarin.

Chelsea dhe Manchester City raportohet se vazhdojnë ta monitorojnë situatën dhe kanë para për të mbuluar kërkesat e Realit. Një pengesë, veçanërisht për Chelsean, mund të jetë paga e Kakas pasi brazilian nuk pranon ulje të të ardhurave.

Views: 612 | Added by: ONO | Date: 2011-06-17

Presidenti i UEFA-s, Michel Platini është i bindur se Juventusi do të tejkalojë telashet aktuale për t`u rikthyer shumë shpejtë në majën e futbollit evropian.

"Unë kam zgjatur edhe për një mandat postin tim si president jo vetëm për të shpërblyer Interin dhe Milanin, por edhe Juventusin”.

"Bardhezinjtë do të rikthehen në binarë. Kishte shumë probleme pas humbjes së lojtarëve të mëdhenj dhe në këto raste është më lehtë të shkatërrosh se sa të ndërtosh. Por, ata po e rifillojnë udhëtimin”, u shpreh Platini.

Views: 654 | Added by: ONO | Date: 2011-06-17

Aston Villa ka angazhuar Alex McLeish si trajner të ri të ekipit pas largimit të Gerard Houllier.

Skocezi sapo kishte dhënë dorëheqjen nga posti i tij te Birmingham City gjatë të dielës pas rënies së këtij ekipi nga Premier Liga, por kishte reaguar shpejt për të siguruar stolin e zbrazët në Villa Park.

"Jam i nderuar që kam këtë mundësi për të menaxhuar një klub me një histori fantastike si Aston Villa. Trashëgimia, historia e suksesit dhe tradita e Aston Villa janë imponuese dhe të parezistueshme. Sfida për mua është të përpiqem të shtoj kapitullin tim”, ka thënë McLeish në një prononcim për faqen zyrtare të Villas.

Views: 639 | Added by: ONO | Date: 2011-06-17


Manchester City raportohet se planifikon të ofrojë 30 milionë paund për mesfushorin e Tottenhamit, Luka Modric, në tentativë për të mposhtur rivalët e tyre në garën për të nënshkruar me kroatin.

Pasi oferta në vlerën e 22 milionë paund e Chelseat u hodh poshtë nga Spursat, City ka dalë me një ofertë dukshëm më të mirë për 25-vjeçarin, raporton Daily Mail.

Negociatat mes dy klubeve raportohet se tashmë kanë filluar, me një ofertë të parë në vlerën e 30 milionë paund që do të përgatitet në ditët në vazhdim.

Përveç Cityt dhe Chelseat për Modric i interesuar është edhe Manchester United.

Views: 657 | Added by: ONO | Date: 2011-06-17

Është zbuluar orari i takimeve për sezonin 2011/12. Që në javën e parë kampioni në fuqi Manchester United do të ndeshet me West Bromwich Albion, dhe nënkampioni Chelsea me Stoke City.

Ekipi i Sir Alex Ferguson në javën e dytë dhe të tretë do të ketë sfida të vështira pasi do të ndeshet me Tottenhamin dhe Arsenalin.

Djajtë e Kuq edhe gjatë muajit tetor kanë disa takime të rëndësishme. Më 15 tetor ata do të kenë përballë rivalin e hidhur Liverpoool; më 22 të këtij muaji do të zhvillohet derbi i Manchesterit, ndërsa më 29 ata do të shkojnë në Godison Park, te Evertoni.

Arsenali në anën tjetër po ashtu do të ketë një fillim të vështirë. Topçinjtë do të fillojnë sezonin në udhëtim te Newcastle, ndërsa më pas do të presin Liverpoolin në Emirates para se të vizitojë Old Traffordin.

Manchester City do të hapë sezonin e ri përballë ekipit të porsa-promovuar në Premier, Swansea.

... Read more »

Views: 704 | Added by: ONO | Date: 2011-06-17

§