Home » 2011 » June » 16 » Higuain: Me Shqipërinë si në stërvitje
09:34
Higuain: Me Shqipërinë si në stërvitje

Gonzalo Hiuguain e konsideron si një seancë stërvitore ndeshjen kundër Shqipërisë. Në një intervistë të dhënë për mediat argjentinase, sulmuesi i Realit të Madridit thotë se ndeshja miqësore e 20 qershorit do të jetë një shans i mirë për skuadrën që të rigjejë formën e duhur.
 

"Ndeshja me Shqipërinë do të jetë një shans i mirë për të na ndihmuar të gjejmë formën e duhur, por megjithatë do te jetë e nivelit të stërvitjeve pasi nuk kemi arsye qe te risim nivelin e lojës. Unë dhe një pjesë e mirë e skuadrës nuk luajmë prej një periudhe të gjatë dhe mendoj se miqësorja e 20 qershorit do të jetë një test i nevojshëm për të parë nivelin tonë”, ka thënë sulmuesi për "TyC Sports.es”.

Sido që të luajë Argjentina në ndeshjen kundër Shqipërisë, në fushë do të ketë gjithnjë yje nga skuadra amerikano-latine. Kjo, pasi trajneri Batista ka bërë publike edhe listën e futbollistëve që do të grumbullojë për Kupën e Amerikës dhe rrjedhimisht edhe ata që do të jenë në dispozicion për miqësoren kundër Shqipërisë.

Views: 464 | Added by: ONO | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
§