Home » 2011 » June » 16 » Leonardo drejtor sportiv i PSG?
09:43
Leonardo drejtor sportiv i PSG?

Leonardo raportohet se është shumë afër largimit nga Interi, pasi sportivja franceze L`Equipe është e bindur se braziliani do të caktohet si drejtor sportiv i Paris Saint-Germain në 48 orët e ardhshme.

Gjatë të martës u raportua se presidenti i Interit, Massimo Moratti, tashmë i është drejtuar ish-menaxherit të Kilit, Marcelo Bielsa, për të marrë nën drejtim ekipin për sezonin 2011-12, ndërsa ish-taktiku i Milanit raportohet se është takuar me përfaqësues të PSG në Katar për të diskutuar të ardhmen e tij.

Moratti ka qenë i shpejtë për të mohuar spekulimet edhe për Bielsa edhe për Leonardo, por L`Equipe shkruan me bindje se braziliani është në rrugë për në kryeqytetin francez dhe se marrëveshja do të mund të nënshkruhet së shpejti.

Views: 682 | Added by: ONO | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
§