Home » 2011 » June » 17 » Premier Liga, United fillon sezonin e ri kundër West Brom
16:09
Premier Liga, United fillon sezonin e ri kundër West Brom

Është zbuluar orari i takimeve për sezonin 2011/12. Që në javën e parë kampioni në fuqi Manchester United do të ndeshet me West Bromwich Albion, dhe nënkampioni Chelsea me Stoke City.

Ekipi i Sir Alex Ferguson në javën e dytë dhe të tretë do të ketë sfida të vështira pasi do të ndeshet me Tottenhamin dhe Arsenalin.

Djajtë e Kuq edhe gjatë muajit tetor kanë disa takime të rëndësishme. Më 15 tetor ata do të kenë përballë rivalin e hidhur Liverpoool; më 22 të këtij muaji do të zhvillohet derbi i Manchesterit, ndërsa më 29 ata do të shkojnë në Godison Park, te Evertoni.

Arsenali në anën tjetër po ashtu do të ketë një fillim të vështirë. Topçinjtë do të fillojnë sezonin në udhëtim te Newcastle, ndërsa më pas do të presin Liverpoolin në Emirates para se të vizitojë Old Traffordin.

Manchester City do të hapë sezonin e ri përballë ekipit të porsa-promovuar në Premier, Swansea.

Përforcimi i ri i Liverpoolit, Jordan Henderson, do të përballet me ish-klubin e tij në ndeshjen e tij të parë në Premier Ligë me fanellën e kuqe.

Ndeshjet e javës së parë e seronit të ri në Premier Ligë, 13 gusht:

Blackburn - Wolves
Fulham - Aston Villa
Liverpool - Sunderland
Manchester City - Swansea
Newcastle - Arsenal
QPR - Bolton
Stoke City - Chelsea
Tottenham Hotspur - Everton
West Brom - Manchester United
Wigan Athletic – Norwich

Disa nga ndeshjet më të mëdha në javët e para të sezonit:

Manchester United - Chelsea - 17 shtator
Liverpool - Manchester United - 15 tetor
Manchester United - Manchester City - 22 tetor
Chelsea - Arsenal - 29 tetor

Renditja e ndeshjeve në javën e fundit të Ligës Premier, 13 maj 2012:

Chelsea - Blackburn
Everton - Newcastle
Man City - QPR
Norwich - Aston Villa
Stoke - Bolton
Sunderland - Man Utd
Swansea - Liverpool
Tottenham - Fulham
West Brom - Arsenal
Wigan - Wolverhampton

Views: 702 | Added by: ONO | Rating: 0.0/0
Total comments: 0
§